Zaptim i pronës publike në bregdet – Policia procedon penalisht 3 shtetas
Sipas Policisë së shtetit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Policia Shtetit njofton se në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
B.M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse si dhe gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.