Zbardhen tabelat zyrtare të rritjes së pagave, ndryshon kufiri i pagesës bazë për punonjësit e bashkive
Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave në sektorin publik. Krahas vendimit për administratën qendrore, në vendimet e Këshillit të Ministrave janë publikuar edhe tabelat e reja që reflektojnë ndryshime në strukturën e pagave të njësive të pushtetit vendor. Vendimi detajon se sa do të jetë paga për drejtuesit e njësive të pushtetit vendor e për administratën lokale. Sa i përket administratës, rezulton se kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore janë rritur duke u bërë nga 30 000 në 39 000 lekë në muaj, raporton SCAN.
Aktualisht, kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore janë nga 22 000–36 500 lekë në muaj.
Si ndryshojnë pagat:
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001– 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:
– Kryetari 130 000 – 162 750 lekë;
– Nënkryetari 100 000 –138 000 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001– 200 000 banorë:
– Kryetari 110 000 – 150 000 lekë;
– Nënkryetari 70 000 – 125 725 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001–100 000 banorë:
– Kryetari 70 000 – 125 725 lekë;
– Nënkryetari 60 000 – 101 650 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001– 50 000 banorë:
– Kryetari 60 000 –101 650 lekë;
– Nënkryetari 45 000 –86 100 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:
– Kryetari 45 000 – 86 100 lekë;
– Nënkryetari 28 300 – 75 500 lekë.
-Për Këshillin e Qarkut:
– Kryetari 87 000 –150 000 lekë;
– Nënkryetari 57 600 –101 650 lekë.”
-Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore të përcaktuar në pikën 19, të vendimit, ndryshojnë dhe bëhen nga 30 000 në 39 000 lekë në muaj.
Si ishte
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001–400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:
– Kryetari 130 000–155 000 lekë;
– Nënkryetari 100 000–129 000 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001–200 000 banorë:
– Kryetari 110 000–140 000 lekë;
– Nënkryetari 70 000–117 500 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001–100 000 banorë:
– Kryetari 70 000–117 500 lekë;
– Nënkryetari 60 000–95 000 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001–50 000 banorë:
– Kryetari 60 000–95 000 lekë;
– Nënkryetari 45 000–80 500 lekë.
-Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:
– Kryetari 45 000–80 500 lekë;
– Nënkryetari 28 300–70 500 lekë.
-Për Këshillin e Qarkut:
– Kryetari 87 000–140 000 lekë;
– Nënkryetari 57 600–95 000 lekë.
Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do të jenë nga 22 000–36 500 lekë në muaj
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.