Zgjedhjet vendore 2019 – KQZ rrëzon kërkesën e PS për mosrikandidimin e kryetarëve me 3 mandate
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkesën e Partisë Socialiste për të mos lejuar rikandidimin e krerëve të bashkive që kanë më shumë se tre mandate rresht. Për të miratuar kërkesën nevojiteshin pesë vota, por u siguruan vetëm katër, ndërkohë që Kreu i KQZ-së Klement Zguri votoi kundër kërkesës.
Partia Socialiste e bazoi kërkesën e saj te Ligji i Ri Për Qeverisjen Vendore i vitit 2015, i cili nuk lejon rikandidimin pas tre mandateve. Por Kryetarët e Bashkive kanë ngritur pretendimin se Ligji ka hyrë në fuqi në 2015, dhe nuk mund të ketë efekt parapveprues.
Duke qenë se ai ka hyrë në fuqi pasi ata kanë marrë mandatin e tretë, ai i lejon të rikandidojnë edhe në zgjedhjet e vitit 2019. Miratimi i kërkesës së Partisë Socialiste do t’i bënte të pamundur rikandidimin emrave kyç në zhvillimet aktuale politike si Krerëve të Bashkisë Durrës e Elbasan Vangjush Dako e Qazim Sejdini, por edhe Xhelal Mziut të Bashkisë Kamëz.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.