Zgjidhen numrat 2 të gjykatave – Publikohen rregullat e kushtet për votimin e Zëvendëskryetarëve
Çdo gjykatë do të ketë një zëvendëskryetar, i cili do të zgjidhet nga mbledhja e gjyqtarëve të saj, ndërkohë që kandidatët duhet të kenë paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën shkallë. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që rregullon zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave, të cilët do të ushtrojnë kompetencat e kryetarit të mungesë të tij.
Neni 3 i vendimit përcakton se mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.
Ndërkaq, në mbledhje kanë të drejtë të marrim pjesë të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose ndihmësmagjistratit në atë gjykatë. Mbledhja është e vlefshme kur në të marrim pjesë të paktën dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Gjyqtarët dhe ndihmësmagjistratët e pranishëm në mbledhje kanë për detyrë të votojnë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.