Zhvillohet Panairi i Punës – Shpallen 500 vende të lira pune në qarkun e Elbasanit
Rreth 500 vende të lira pune janë prezantuar nga Zyrat e Punës dhe bizneset në Elbasan gjatë Panairit të Punës.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dajna Sorense, e cila vlerësoi si një mundësi mjaft të mirë për bizneset që të shfaqin mundësitë reale për punësim për qytetarët.
Në Zyrat e Punës në rajonin e Elbasanit përllogaritet rreth 13% e të gjithë të papunëve të regjistruar në shkallë vendi. Ndërkohë, vetëm gjatë periudhës Janar-Shkurt të këtij vitit në këtë qark janë shpallur 986 vende të lira pune, janë punësuar 287 punëkërkues të papunë.
Panairi i Punës do të zhvillohet gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, ku eventi më i afërt është ai në qarkun e Fierit, më 26 prill.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.