Zhvillohet sot testimi me shkrim – Mbi 1200 aplikantë konkurrojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit
Sot mbi 2100 aplikantë konkurrojnë për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke marrë pjesë në testimin me shkrim, ka njoftuar në faqen e saj zyrtare Policia e Shtetit. Testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
“Korrigjimi do të bëhet me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve”, bën me dije njoftimi.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.