Zyhdi Dervishi, në ‘Argument’: ‘’Situata është shumë më e rëndë sesa paraqitet- Ja cila është zgjidhja ime
I ftuar në ‘Argument’ për të diskutuar rreth fenomenit të uljes së lindshmërisë, ishte sociologu Zyhdi Dervishi. Sipas tij, situata në Shqipëri është dramatike, pasi jemi duke jetuar një periudhë traumash të mëdha. Dervishi thekson se jemi një shoqëri e rrënuar, duke qenë se jemi një shoqëri që përjeton shumë varfëri dhe stres, ku fokusi i vetëm është emigrimi.
‘’Situata është shumë më e rëndë sesa paraqitet, dhe partitë politike po bëjnë lojra, por në të vërtetë, nuk bëjnë asgjë për kombin. Nisur nga sa i takon bonusit për bebet e sapolindura, mund të them së është thjeshtë një dhuratë e bukur, por vetëm kaq dhe është një ndihmë shumë e vogël. Ajo që propozoj unë si zgjidhje, përsa i përket përmirësimit së politikave sociale, në lidhje me rritjen e lindshmërisë, mendoj se nënat e reja, 3 vite pas lindjes duhet të paguhen edhe pa punuar, ndërsa ato nëna që nuk kanë qenë në punë, duhet t’u jepet një rrogë dinjitoze.’’
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.