Zyrtare/ Edi Rama do të mbajë detyrën e ministrit të Jashtëm! Kryeministri: De jure në këtë rol derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese
Kryeministri Edi Rama do të mbajë detyrën e ministrit të Jashtëm. Kjo është njoftuar vetë nga kryeministri në një postim të “Twitter”. Kryeministri shkruan se qendrimi i tij në krye të diplomacisë do të jetë deri sa çështja të marrë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese.
“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit” shkruan kryeministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.