Brisida Shehaj në krye të Task-Forcës për pronat në bregdet
Brisida Shehaj do të drejtojë Task-Forcën për Bregdetin, të ngritur nga qeveria pak ditë më parë. Ky fakt u bë publik në daljen publike për mediat të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame ku evidentoi fenomenet korruptive të vërejtura gjatë kontrolleve të kryera nga ZQRPP në lidhje me regjistrimet e AMTP (toka bujqësore).
Në fund të deklaratës së shpërndarë për mediat, evidentohet se materialet mbi fenomenet korruptive të vërejtura do t’i kalojnë Shehajt që drejton Task-Forcën, raporton SCAN.
Shehaj ka qenë më herët në krye të Drejtorisë së Tatimeve dhe në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.