Shitjet gjatë sezonit të pushimeve në SHBA – Mastercard: Rritje me 8.5%. Pandemia vazhdon të zhvendosë blerësit në rrjet
Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara u rritën me 8.5% gjatë sezonit të pushimeve nga 1 Nëntori më 24 Dhjetor këtë vit, nxitur nga fuqizimi i shitjeve në rrjet, sipas raportit të Mastercard. Shitjet në rrjet në SHBA u rritën me 11% në sezonin e blerjeve gjatë pushimeve të këtij viti, sipas raportit “SpendingPulse” të Mastercard, duke vënë në dukje përsëri rolin e pandemisë së Covid-19 në zhvendosjen e klientëve nga dyqanet fizikë, në faqe në internet. Konsumatorët i janë drejtuar edhe dyqaneve fizikë prej shqetësimeve të problemeve me furnizimin për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ç’ka i coi shitjet në dyqanet fizike në rritje me 8.1%, krahasuar me vitin 2020, sipas raportit.
“Blerësit kanë bërë shpenzimet e tyre përpara kulmit të sezonit, ndërkohë që lajmet mbi problemet tek zinxhiri i furnizimit i kanë dërguara ata me nxitim në dyqane”- theksoi Mastercard. Shitjet në rrjet gjatë pushimeve zinin 20.9% tëtotalit këtë vit, sipas të dhënave, që vënë në dukje se sektori vazhdon të rritet ndërkohë që konsumatorëve u pëlqen thjeshtësia e kërkimit në internet dhe blerjet nga shtëpia. Segmente si bizhuteritë dhe pajisjet elektronike vazhduan të regjistrojnë rritje, me 32% deh 16.2% në mënyrë respektive, nga nivelet e vitit 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.