12.7 mld lekë më shumë të ardhura – Treguesit fiskalë për 8-mujorin, deficiti 3.5 mld lekë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën 8 mujore rezultojnë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Aksioni ndaj informalitetit ka “ndërgjegjësuar” bizneset në pagesat e detyrimeve, por një indicie pozitive në pagesën e tyre ka qenë dhe miratimi i ligjit të faljes së detyrimeve. Kështu që referuar të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrata fiskale për mujorin rezultojnë 12.7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Sipas treguesve fiskalë paraprakë, për këtë periudhë, të ardhurat totale në 8 muaj janë realizuar në masën 279.1 miliardë lekë, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 282.6 miliard lekë. E gjithë kjo periudhë fiskale është shoqëruar me një deficit buxhetor prej afërsisht 3.5 miliardë lekë.
Ndërsa me të njëjtën periudhë të vitit 2016, këto tregues ishin, të ardhurat 266.4 miliardë lekë, shpenzimet 252.8 miliardë lekë. Financat publike gjatë gjithë këtij viti kanë performuar pozitivisht duke treguar stabilitet. Edhe pse gjysma e parë e këtij viti korrespondoi me periudhë parazgjedhore apo dhe me mbylljen e marrëveshjes me FMN, duket se qeveria është treguar e matur në menaxhimin e financave publike.
Violeta Shqlasi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.