2.6 miliardë lekë më shumë – 5 mujori, vendorët me performancë pozitive
Reformat e ndërmarra apo rritja e disa tarifave nga bashkitë kanë dhënë efektet e pritshme, duke bërë që pushteti vendor të këtë një performancë pozitive. Tashmë ecuria e shumë viteve kur njësitë e qeverisjes vendore “vegjetonin” vetëm më fondet e buxhetit të shtetit, duket se ka mbetur pas.
Referuar të dhënave të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, rezulton se gjatë 5-mujorit të këtij viti janë mbledhur rreth 9.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë lekë më tepër sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas statistikave zyrtare të Financave, në 5 mujorin e parë të vitit 2016, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar nga pushteti vendor 6.7 miliardë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, tatimi mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Por referuar të dhënave, dy janë analizat që mund të bëhen, ose parashikimi është më i ulët se kapaciteti, ose pushtetarët vendorë kanë rritur performancën.
Por në gjithë këto vite njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë administruar në mënyrë efikase, çka është reflektuar në treguesit e të ardhurave. Ndërkohë reforma për ndarjen e re administrative të vendit, që tashmë ka hyrë në fuqi në pjesën e dytë të vitit 2015, ka sjellë ndryshime edhe në buxhetet e planifikuara të njësive vendore.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.