20% më pak aksidente rrugore nga 2019-ta/ Grupmosha 25-34 vjeç më “e pabindura”
Aksidentet rrugore janë ulur me afro 20%, krahasuar me vitin 2019. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në periudhën janar – tetor 2020 ka pasur 243 aksidente rrugore më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të dhënat e regjistruara tregojnë se totali i aksidenteve rrugore në periudhën e lartpërmendur për vitin 2020 ka qenë 1.254, ndërsa në 10 mujorin e vitit 2019, ky numër ka qenë 1.011.
Sigurisht që në këtë %-je të zvogëluar të aksidenteve rrugore mund të kenë ndikuar masat e ndërmarra për bllokimin e lëvizjes apo kufizimin e saj, për shkak të COVID – 19, çka e vështirëson mundësinë për të kuptuar nëse shqiptarët po “ndërgjegjësohen” apo jo në timon.
Megjithatë, edhe për muajin tetor, në të cilin qarkullimi i lëvizjes ka qenë i hapur, Instat tregon se aksidentet rrugore janë ulur me 8.5% nga tetori i vitit 2019. Sipas këtyre shifrave, në muajin e 10 të këtij viti ka pasur 108 aksidente rrugore, 10 më pak nga tetor 2019.
Nga ana tjetër, sa i takon të plagosurve apo të vdekurve nga aksidentet rrugore, në 10 mujorin e vitit 2020, shifra ka rënë me 23.4%. Instat tregon se në periudhën janar – tetor 2020, numri total i të aksidentuarve (të vrarë apo plagosur) ka qenë 1.312 persona, ndërsa në periudhën janar – tetor 2019, ky numër ishte 1.713.
Sa i takon grupmoshave, ajo 25-34 vjeç vijon të jetë më “problematikja”, ndërsa pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të automjeteve.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.