2017, mbi 151 mijë përdorues të rinj në e-Albania – Ja sa institucione janë të lidhura me portalin
151 439 përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar e-Albania gjatë vitit 2017, sipas raportit vjetor të publikuar ditën e sotme. Referuar të dhënave, kjo shifër është dyfishuar krahasuar me vitin 2015, që numëronte 76 776 përdorues.
Ndërkohë, sa i takon institucioneve të lidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit gjatë vitit të kaluar, sipas raportit janë 47 institucione, të cilat kanë afishuar listën e shërbimeve të tyre për qytetarët në portalin qeveritar.
Gjatë kësaj periudhe 12 mujore janë shtuar në portal 62 shërbime të reja elektronike për qytetarët, ku në total numërohen 527 të tilla. Ndërsa, janë kryer 266 248 30 transaksione gjatë vitit 2017.
Sa i takon përqindjes më të lartë të vizitave në portalin e-Albania, kryeson Tirana me 81%, ndërsa 19% e tyre përfaqësohen nga qytetet e tjera të vendit.
Ndërkohë, në rang global, vizitat më të shumta në portal janë nga Europa me 97.15%, nga Amerika e Veriut dhe e Jugut 1.8%, Afrika 0.07%,0.78% e vizitave nga Azia dhe 0.02% nga Australia.
Vula dixhitale është edhe risia më e rëndësishme e portalit për vitin 2017, sipas raportit. Vetëm gjatë kësaj periudhe, punonjësve të administratës publike iu mundësua aksesi i gjenerimit të 29 dokumente me vulë dixhitale, duke mos ia kërkuar më qytetarit për kryerjen e aplikimeve të ndryshme.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.