2020, vit i mbarë për rrushin, por jo për pataten! “Flasin” shifrat e INSTAT
Shqiptarët kanë rritur prodhimin e rrushit në vitin 2020, me afro 5% më shumë se në vitin 2019. Sipas statistikave më të fundit të Bujqësisë, në vitin pandemik, prodhimi i rrushit rezulton 199.1 ton. Ndërkaq, në vitin 2019, kjo vlerë ishte 189.9 ton.
Duket sikur vëmendja e orientuar drejt rrushit, është marrë nga ajo që deri një vit më parë i përkiste patates, pasi prodhimi i kësaj të fundit ka ndjerë rënie. Referuar Institutit të Statistikave, në vitin 2020, prodhimi i patates është 254.886 ton, duke u ulur me 2.22%, krahasuar me vitin paraardhës.
Ndërkaq, nga një panoramë e përgjithshme, statistikat e Bujqësisë për vitin 2020 tregojnë se prodhimi vjetor i perimeve ka shënuar rritje (3%). Prodhimi i drithërave po njësoj (3%).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.