4 ministrat e rinj kalojnë edhe “hallkën” e fundit, betohen në Presidencë
Pas votimit një ditë më parë në Kuvend, 4 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar kanë bërë betimin në Presidencë duke kaluar kështu edhe hallkën e fundit për marrjen zyrtare të detyrës ministriore.
Paralelisht me ceremoninë e betimit të ministrave të rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Eduard Shalsi dhe Olta Xhaçka, në Fletoren Zyrtare janë publikuar edhe 8 dekretet përkatëse të ndryshimeve në kabinet.
Në ceremoninë e betimit të ministrave ishte i pranishëm zëvëndëskryeministri Niko Peleshi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.