4 rregullat e Obamës për të bindur njerëzit dhe për të ndikuar në ndryshime reale
Ish-presidenti amerikan Barack Obama iu adresua në inaugurimin e Samitit të Fondacionit Obama 500 liderëve të rinj, sipërmarrësve e artistëve nga 60 kombe.
Gjatë fjalimit të tij mirëseardhës, Obama prezantoi edhe katër rregulla, të cilat ai inkurajoi të gjithë t’i ndjekin sepse ai beson se ndihojnë të ngrenë kulturën qytetare dhe mund të ndikojnë në ndryshime në jetët e përfitshme.
“Ka vetëm disa rregulla dhe mendoj se janë shumë të thjeshta”, tha ai. Këto rregulla iu dërguan me email pjesëmarrësve pas takimit dhe çfarë shkroi Obama është:
Dëgjoni njerëzit rreth jush
“Ndani historitë tuaje me njëri-tjetrin dhe provoni të bëni një lidhje. Nëse është e mundur, gjeni dikë që nuk është si ju, që nuk ngjan si ju apo mendon si ju, apo ndan të njëjtat eksperienca si ju – të paktën në sipërfaqe”.
Kur nuk bini dakord, mos u bëni i padakordësueshëm
“Ndryshimi real vjen me bindjen dhe të qenurit të hapur ndaj të tjerëve. Kini një këndvështrim, jini të bazuar në eksperiencën tuaj dhe mos kini frikë ta ndani me të tjerët. Por gjithashtu dëgjoni dhe jini të hapur. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me kulturën tonë qytetare”.
Jo selfie!
“Nuk mund të bëni një bisedë me dikë kur jeni të zënë duke parë telefonin ose duke u përpjekur të bëni një foto. Shtrëngoni duart dhe lidhuni me të vërtetë”.
Kënaquni
“Kjo punë është e vështirë. Është plot me frustrime dhe zhgënjime. Mund të jetë e vetmuar, por nuk ka pse të jetë. Dijeni se ka njerëz të tjetër që ndajnë frustrimet tuaja dhe gëzimin tuaj për sukseset e vogla dhe se si këto suksese të vogla mund të kthehen në të mëdha”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.