5 ankande për shitjen e pronave shtetërore! Në listë ish-Këshilli Popullor, magazina e objekte të Rezervave Materiale të shtetit
Drejtoria e Pronës Shtetërore në Ministrinë e Financave ka hapur procedurat e ankandit për 5 objekte që do të kalojnë për privatizim. Në listë janë godina të ndërtuara para viteve ’90; objekte të agjencisë së Duhan Cigareve në Cërrik, ish-Këshilli Popullor në Bajram Curri, një magazinë qendrore në Memaliaj, objekte të Drejtorisë së Rezervave Materiale të Shtetit në Berat dhe një stallë derrash në Përmet. Ankandi është parashikuar të mbahet me datën 27 nëntor në ambientet e Ministrisë së Financave. Të interesuarit duhet që krahas kërkesës të kenë me vete edhe një dokument identifikimi dhe garancinë bankare që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës fillestare të ankandit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.