5 raste të reja të të prekurve me Covid – Shërohen 80% e pacientëve
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 5 raste të reja, duke e çuar në 969 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 3 raste në Durrës, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Krujë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë, dhe janë akoma 167 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 14 pacientë ku 3 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.