6 hobi që mund të përmirësojnë performancën tuaj në punë, sipas shkencës
Rivitalizoni punën dhe jetën tuaj duke shijuar këto aktivitete të reja dhe emocionuese.
Përveç kënaqësisë që do t’ju krijojnë , për secilën nga këto hobi ka një mori të hulumtimesh shkencore që mbështesin përfitimet e saj.
Pra, jepni atë që ndez interesin tuaj dhe shijoni shpërblimet që ka për të ofruar.
- Mësoni të gatuani
Gatim në shtëpi ka qenë një mënyrë e provuar që përmirëson dietën tuaj. Kur bëhet rregullisht, jo vetëm që përmirëson atë që vendosni në trupin tuaj në shtëpi (më pak karbohidrate, më pak sheqer, dhe më pak yndyrë), por gjithashtu përmirëson dietën tuaj dhe ju bën më energjikë. Kjo ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në punë, pasi dikush që ushqehet mirë ka gjithnjë një performancë më të mrië në punë.
- Merruni me aktivitete sportive
Aktivitetet sportive janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin tuaj në formë por gjithashtu edhe për të larguar të gjithë stresin që keni.
- Mësoni gjuhë të reja
Falë gjithë zhvillimeve të fundit në mënyrën se si funksionon trurin tonë, të mësuarit e një gjuhe të re nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Tani kuptohet gjerësisht se me qasjen e duhur, mund të arrini nivelin bisedor në një periudhë prej disa muajsh. Njohja e një gjuhe të dytë ose të tretë do të hapë derën për kulturat, partnerët dhe tregjet e reja. Edhe nëse nuk keni arritur ende rrjedhshmërinë, një përpjekje për të komunikuar do të nxisë marrëdhënie më të mira me folësit amë. Gjithashtu, studimet kanë treguar se vigjilenca mendore rritet me njohjen e një gjuhe të re pavarësisht nga mosha.
- Përqafoni anën tuaj artistike
Djali i Albert Ajnshtajnit kishte këtë për të thënë për babanë e tij: “Sa herë që mendonte se kishte ardhur në fund të rrugës apo në një situatë të vështirë në punën e tij, ai do të strehohej në muzikë dhe zakonisht do t’i zgjidhte të gjitha vështirësitë e tij. ” Ndërmjet zbulimeve shkencore novatore, Ajnshtajni gjeti gjithmonë kohën për të praktikuar violinë ose piano. Për më tepër, ai i përdori këto hobi për të hyrë në një gjendje më kreative të mendjes për të zgjidhur problemet që i kishin ikur. Është vërtetuar se arti në vendin e punës në fakt rrit produktivitetin.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.