6 muaj pa gjoba për fiskalizimin – Denaj: Bizneset të mos presin momentin e fundit. Hyseni: Probleme edhe institucionet shtetërore
Në seancën e fundit për këtë legjislacion, Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të gjobave për fiskalizimin në janar të vitit të ardhshëm. Por kjo, sipas Ministres së Financave Anila Denaj, nuk duhet të sjellë për pasojë që bizneset përsëri të lënë për momentin e fundit plotësimin e kushteve që përcakton ligji. Nga foltorja e Kuvendit, aho ftoi bizneset të përfitojnë nga kjo periudhë pa gjoba për të përmbushur në kohë detyrimet që sjell procesi i fiskalizimit.
Deputetja e opozitës Edlira Hyseni e konsideroi shtyrjen e afatit të penaliteteve veprimin e duhur, duke qenë se vështirësi në procesin e fiskalizimit po hasin edhe institucionet shtetërore, ashtu si edhe bizneset. Nga ana tjetër çlirimi nga penalitetet do lehtësojë bizneset edhe nga kostot financiare, të cilat pritet të rriten për shkak të implementimit të fiskalizimit.
Shtyrja e afatit të gjobave për në 1 janar 2022 erdhi për shkak se një pjesë e mirë e kompanive nuk arritën të përshtateshin në kohë me kërkesat dhe procedurat që sjell ky proces.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.