9 ushqimet e thata më pak të dëmshme që mund të konsumoni
Gjithkush i pëlqen ushqimet e pashëndetshme, e madje shpeshherë të gjithëve ju shkon në mendje të hanë e të pijnë nga një akullore apo çokollatë. E ndonjëherë është e pamundur të evitojmë një ushqim të pashëndetshëm për shkak të shijes së mirë që kanë.
Megjithatë disa ushqime të thata të cilat ju i konsumoni nuk janë aq të dëmshme e të pashëndetshme sa disa të tjera.
Ndaj hidhini një sy listës më poshtë në mënyrë që të dini se çfarë të konsumoni kur ju duhet të hani ushqime të thata, apo thjesht ju shkon mendja për gjëra të tilla.
- Patatina Tortilla
Patatinat Tortilla kanë tendencë që të kenë më pak yndyrë dhe kalori se patatet e skuqura apo edhe me patatinat e tjera. Kështu që herën tjetër që do t’ju nevojitet të merrni ushqime të thata e të shpejta patatinat Tortilla janë të përsosura.
- Salsa
Patatet e skuqura dhe salsa janë të pranishme kudo që nga viti 1980. Salsa është e mbushur me perime duke e bërë atë më të shëndetshme duke e krahasuar me produktet e tjera të cilat hyjnë në listën e produkteve të shpejta e të pashëndetshme.
- Mish i tharë
Një ushqim me proteina të larta do t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur për pak kohë më shumë se sa ushqimet e mbushura me karbohidrate të thjeshta. Mishi i tharë është një variant mjaft i mirë për t’u konsumuar kur nuk keni çfarë të hani tjetër apo kur trupi juaj kërkon të konsumoni diçka të pashëndetshme.
- Cokollata e zezë
Për të gjithë të dashuruarit pas çokollatës, çokollata e zezë është zgjidhja e duhur. Ju mund të konsumoni cokollatën e zezë pasi ka më pak sheqer dhe ka sasi të lartë hekuri dhe fibrash.
- Kokoshka
- Çibuk me kripë
Çibukët me kripë njihen botërisht si një meze e lehtë dhe me yndyrë të ulët. Nëse keni uri por nuk ekziston opsioni I të ngrënit një vakt të shëndetshëm. Çibukët me kripë janë zgjidhja e duhur do t’ju largojnë urinë për pak kohë dhe njëkohësisht nuk do t’ju dëmtojnë aq sa do të bënte një ushqim tjetër i pashëndetshëm.
- Patate e ëmbël e skuqur
Nëse ekziston opsioni për të zgjedhur patate të ëmbla në vend të patates së rregullt të bardhë, gjithmonë zgjidhni pataten e ëmbël. Për më tepër nëse bëhet fjalë për patate të skuqura. Edhe pse ju do të merrni të njëjtat kalori dhe karbohidrate, patatet e ëmbla kanë një sasi të madhe fibrash dhe vitaminë A.
- Biskota me fik
- Bukë me fara
Buka me fara konsiderohet si një nga ushqimet e thata më të shëndetshme e gjithashtu përdoret shpesh nëpër dieta të ndryshme për shkak se përmban fibra të larta.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.