Agim Binaj, në ‘Argument’: ”Kriza politike që po ndodh në Shqipëri është e stisur dhe jo reale”
Agim Binaj, ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në ‘Argument’, një emision i cili në fokus pati krizën politike në vend. Sipas akademikut Binaj, kriza politike që po ndodh në Shqipëri është e stisur dhe jo reale, dhe teper e fryrë.
‘’Kriza ndodhi pasi deputetët zgjodhen të djegin mandatet vullnetarisht, ndaj mendoj se është e stisur dhe ky është dëmi më i madh që i bëhet vendit. Duhet të ngrihemi mbi kto interesa, dhe mos e biem pre e kësaj gjendjeje.”
Binaj, thekson se ky është nje cikël që do mbyllet dhe kapërcehet, por do ndikojë shumë tek bizneset dhe të ardhurat. Ndaj ai sugjeron që të dëgjojmë zgjidhjet që propozojnë të huaj, pasi nëse nuk dëgjojmë të huajt nuk mund të ecim përpara, sepse jemi një vend që nuk ka ende sovranitet absolut.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.