Akulloret me substanca të paautorizuara – AKU asgjëson të gjithë sasinë e gjendur në tregun vendas
AKU informon se referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:
Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë.
AKU bën em dije se me marrjen e këtij informacioni u morën masa të menjëhershme nga Drejtoritë Rajonale te AKU-se për bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani të substancës se paautorizuar të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjësimin e saj përkatësisht:
Sasia e shpërndarë në treg – 16104.13 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg
Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg
Sipas njoftimit sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e tërhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjësuan.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.