Al Gore shet 29 milionë $ aksione të Apple
Ish zëvendës presidenti amerikan Al Gore shiti 215,437 aksione të Apple gjatë kësaj jave me çmim mesatar prej 136, 72 $ për aksion, një transaksion rreth 29.4 milion $.
Shitjet duket se pasqyrojnë një pjesë të konsiderueshme të në aksioneve në krijuesin e iphone. Sipas deklaratës së fundit të prokurës Apple pronësia Gore në Apple është afërsisht 721,000 aksione.
Por kjo shifër përfshin dhe opsionet për aksion me përafërsi 276,000 aksione të planifikuara për në 1 Shkurt dhe ende nuk është e qartë nëse Gore e ka ushtruar opsionin e tij për të blerë këto aksione.
Shitja e pothuajse gjysmës të aksioneve të Apple që zotëron Gore, nuk shpjegohet nëse është pjesë e planit të Apple (10b5-1 plan), që tregon se zotëruesit e aksioneve që janë dhe pjesë e kompanisë, duhet ti shesin aksionet në intervale të shpeshta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.