Alarm në Britaninë e Madhe: “Krishtlindjet mund të jenë problematike”!
“Krishtlindjet mund të jenë problematike” në Britaninë e Madhe, ku ka një rritje të ndjeshme dhe të rëndësishme të rasteve me koronavirus.
U shpreh kështu konsulenti i qeverisë britanike dhe zëvendës shefi britanik i shëndetësisë, Jonathan Van-Tam, duke folur për “muajt potencialisht problematikë të dimrit”.
Për të shmangur një bllokim të ri, sipas Van-Tam, ‘duhet treguar kujdes gjatë muajve të dimrit, por veçanërisht në dy muajt e ardhshëm’. Edhe si i festojmë ‘Krishtlindjet varet nga sa të kujdesshëm jemi‘. IS24ORE
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.