Ambasada e SHBA-së jep vizat e para për qytetarët e Kosovës
Vizat e para për SHBA i kanë marrë familja Azemi në Prishtinë, ku ata kanë fituar vizat përmes Lotarisë për Kartonin e Gjelbër. Lajmin e bën të ditur, vetë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë të aplikojnë për vizat 2018-2019.
“Kush ndihet me fat? Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tashmë ka lëshuar vizat e saj të para të qytetarët e Kosovës. Familja Azemi e cila ka fituar “Lotarinë e Kartonit të Gjelbër” më parë në këtë vit, po bëhen gati për të kaluar në Karolinën e Jugut me vizat e tyre të reja. A jeni i interesuar për lotarinë e vizave të diversitetit dhe për ta provuar fatin dhe të bëheni një nga fituesit e 50 mijë vizave në vitin e ardhshëm? Sigurohuni që po përdorni vetëm këtë faqe zyrtare: https://www.dvlottery.state.gov/ Mos harroni regjistrimi është i lirë, ju mund të regjistroheni vetëm një herë dhe bëni kujdes nga mashtrimet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Who’s feeling lucky? Embassy Pristina just issued its first-ever Diversity Visas right here in #Kosovo. The Azemi…
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Thursday, October 12, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.