ANSA: Mario Draghi mandatohet si kryeministër i Italisë! Ish kryebankieri i Europës, ‘Supermario” do të duhet të përballet me një krizë të thellë
Mediat italiane raportojnë se ish kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi ka marrë mandatin për formimin e qeverisë së re italiane. Emri i tij ka qenë përfolur më herët, që në momentin kur i mbaroi mandati në institucionin e rëndësishëm të financave europiane.
Nëse Draghi bëhet kryeministër i Italisë, atëhere atij do t’i duhet të drejtojë luftën kundër virusit, krizën sociale dhe menaxhimin e më shumë se 200 miliardë eurove të Planit të Rimëkëmbjes. Alternativa do të duhej të ishte zhvillimi i zgjedhjeve pasi kryeministri në detyrë Giuseppe Conte dha dorëheqjen por presidenti Sergio Mattarella ka deklaruar se vendi nuk mund t’ia lejojë vetes një proces të tillë në kushtet që është.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.