ANSA/ Zvicra njofton lajmin e keq: Në spitalet tona u ezauruan vendet e terapisë intensive!
Zvicra ka njoftuar se 876 vendet në terapinë intensive të certifikuara dhe të njohura nga shoqëria zvicerane e mjekësisë intensive, janë “praktikisht të gjitha të zëna” për shkak të emergjencës së krijuar nga koronavirusi. Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të bërë publike nga shoqëria, raporton ANSA.
Kjo që ka ndodhur në Zvicër konsiderohet si frika ma e madhe për shumë vende pasi ezaurimi i vendeve nëpër spitale fut në zbatim protokollin e triazhimit, që praktikisht nënkupton se do të jenë mjekët ata të cilët do të vendosin se cilët janë pacientët që kanë më shumë shanse për të mbijetuar.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjidhja që Zvicra do të marrë në këtë rast; nëse do të aplikojë skemën e triazhimit apo do të zgjerojë numrin e vendeve të terapisë intensive që njihen nga shoqëria mjekësore zvicerane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.