Aplikacioni i ri i Microsoft-it – “Path Guide”, një GPS për ambientet e brendshme
GPS na vjen në ndihmë sa herë që kemi humbur rrugën, apo ndodhemi në një vend të panjohur. Por kur ndodhemi në ambiente të mbyllura, muret dhe tavanet e bëjnë të vështirë për sinjalet satelitore që përcaktojnë saktësisht vendndodhjen tonë. Fatmirësisht, Microsoft ka menduar për një mënyrë më të mirë për të na ndihmuar të lundrojë në qendrat e mëdha, spitalet, ndërtesat e zyrave dhe parkingjet në mënyrë efektive.
Gjatë dy viteve të fundit, një grup specialistësh të Microsoft kanë zhvilluar Path Guide (Udhërrëfyesi i rrugës), një aplikacion navigimi për ambiente të brendshme i cili nuk bazohet në sinjalet GPS apo Wi-Fi.
Aplikacioni përdor sensorët në telefonin tuaj për të gjetur shtigjet e tua të sakta deri në numrin e hapave që nevojiten për të arritur diku.
Pasi të keni gjurmuar një rrugë, mund ta ndani publikisht dhe ta bëni atë të disponueshëm për të tjerët, të cilët mund ta shikojnë atë duke përdorur mjetin e kërkimit të “Path Guide”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.