Apple mbyll një trilion dollar vlerësime
Apple u bë kompania lider e parë botërore duke u vlerësuar me një trilion dollarë pasi rezervat e teknologjisë arritën një nivel të lartë rekord. Vlera e tregut e krijuesve të iPhone kaloi rreth 950 miliardë dollarë për herë të parë, vetëm një ditë pasi konferenca vjetore e softuerit të kompanisë, në të cilën ajo zbuloi një sërë analistësh të përditësuara, tha se do të ndihmonte në ruajtjen e përdorimit të përdoruesve. Kjo erdhi pasi indeksi i teknologjisë globale MSCI, aksionet e IT –së arritën një nivel të lartë rekord si dhe u bë teknologjia e cila arriti një nivel që nuk u pa ndonjëherë në Evropë.
Në fillim të vitit, Iphone ka patur shitjet më të mira, si dhe ka qenë mbështetja kryesore e investitorit legjendar Warren Buffet, dhe kjo ka bërë që aksionet e Apple të rriten me 18 pikë në vit. Kompania ka bërë të ditur se iPhone X, i cili kushtonte 999 paund, ka pasur shitjet më të këqija në nëntorin e vitit të mëparshëm. Por Analistët kishin parashikuar një rritje e cila u quajt “supercycle” si dhe shitjet e iPhone, patën një nxitje dhe kërkesë të lartë për modelet e reja më të shtrenjta, dhe kjo do ta shtyjë kompaninë mbi shifrën e 1 trilion dollarësh.
Megjithëse kjo nuk ka arritur të materializohet, me rritjen e shitjeve të iPhone me vetëm 3 pikë në tremujorin e fundit, shpërblimet për aksionarët dhe shitjet më të mira të produkteve të tjera të saj e kanë sjellë atë pranë afatit. Ajo erdhi mes një rritjeje të gjerë të aksioneve të teknologjisë, duke vazhduar një ngritje nga viti në vit duke sfiduar tregjet globale.
Indeksi Nasdaq i aksioneve të teknologjisë goditi një nivel të lartë, të nxitur nga rritja e fortë nga aksionet e ashtuquajtura FAANG të Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Alfabeti. Megjithëse vlerësimet e tyre, nga ku aksionet e teknologjisë janë parë si të izoluara nga frika përreth luftërave tregtare. Aksionet nga gjigandët e pesë teknologjive më të mëdha së Azisë – Baidu, Alibaba, Tencent, Taiwan Semiconductor dhe Samsung – gjithashtu kanë patur një rritje të konsiderueshme në javët e fundit. Aksionet e kompanisë Apple tani kërkojnë një rritje prej vetëm 5% për të arritur një vlerësim prej 1 trilion dollarësh.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.