Arrestohet ish presidenti francez Sarkozy! Hetime për financimet e fushatës
Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është ndaluar dhe po merret në pyetje nga policia në Nanterre (Paris), në kuadër të hetimit mbi financimet në fushën elektorale të vitit 2007. Në këtë fushatë, dyshohet se ai ka marrë financime nga koloneli i Libisë, Muammar Gaddafi.
BBC raporton se kjo nuk është hera e parë që Sarkozy merret në pyetje për këto akuza, pas hapjes së hetimeve në vitin 2013, edhe pse . Masa e ndalimit mund të zgjasë deri në 48 orë, pas të cilave Sarkozy mund të dalë para gjyqtarëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.