Artisti prodhon me çantat e vjetra Louis Vuitton skulptura nga Star Wars
Një artist i ri nga Shtetet e Bashkuara, Gabriel Dishaw, ka një pasion për të prodhuar art nga materialet që shumë njerëz do t’i quanin vjeturina.
Me rastin e filmit më të fundit të sagës “Star Wars”, skulptori ka vendosur të ndërmarrë një projekt, të riciklojë çantat e vjetra Louis Vuitton në buste moderne me ngjashmërinë e personazheve të filmit. Çdo skulpturë përfshin dhjetëra pjesë, ku përveç çantave dhe valixheve të markës së njohur, janë përdorur edhe materiale si kabllo, chip-e kompjuterike, tela, ingranazhe dhe pjesë makinerish të tjera.
Rezultati final janë objektet e mëposhtme, të cilat mund t’i japin edhe një përgjigje pyetjes nëse një stilist më ekstravagant do të kishte realizuar kostumet.
Artisti nuk ka dalë pa fitim nga kjo punë, pasi veprat e tij janë shituar pothuajse të gjitha, për çmime që nisin nga 1600 dollarë amerikanë, e deri në 7 mijë dollarë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.