Autobuzët vetëlëvizës – Deri në vitin 2022 Singapori do të operojë me 3 të tillë
Singapori po planifikon të nxjerrë në rrugë autobuzët autonomë deri në vitin 2022.
Qeveria tha se ata fillimisht do të pilotohen vetëm në tre lagje të reja, rrugët e të cilave do të jenë më pak të populluara.
Këta autobusë do të jenë një ndihmë për udhëtarët duke shpresuar se teknologjia e autobuzëve vetëlëvizës do të ndihmojë në mungesat e fuqisë punëtore.
“Automjetet autonome do të rrisin në masë të madhe aksesin dhe lidhjen e sistemit të transportit publik, veçanërisht për të moshuarit, familjet me fëmijë të vegjël,” tha Ministri i Transportit Khaw Boon Wan.
Autobusët autonome pritet të plotësojnë shërbimet ekzistuese me autobus dhe fillimisht do të operojnë gjatë orëve kur nuk ka shumë fluks.
Gjithashtu ky vend shpreson të bëhen një lider për sa përket automjeteve vetëlëvizëse.
“Kufizimet e transportit tonë tokësor mund të na ndihmojnë të bëhemi një lojtar global në zgjidhjet e lëvizshmërisë urbane. Ajo që funksionon këtu ka të ngjarë të funksionojë edhe në qytete të tjera”, tha Khaw, ndërsa foli për lançimin e një qendre testimi për automjetet vetëlëvizëse.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.