Balluku për aeroportin e Vlorës: Do të jetë më i madhi në vendin tonë. Synon të hapë 1000 vende pune
Gjatë ditës së sotme është njoftuar nisja e punimeve për Aeroportin e Vlorës, ku të pranishëm kanë qenë Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.
Në fjalimin e mbajtur, ministrja Balluku është shprehur se: “Është gëzim i madh që 109 vjetori përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e mjedisit. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, me pistë të kategorisë 4 E dhe gjatësi 3200 metra që synon që të hapë 1000 vende pune. Synimi jonë sipas kontratës është të dorëzohet në prill 2024 dhe të bëhet operacional 2025”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.