Banka e Francës në optimizëm – Ngadalësimi ekonomik po tërhiqet, ndërkohë që hiqet karantina
Përmbysja ekonomike në Francë po ngadalësohet ndërkohë që vendi del nga karantina e vendosur në mes të Marsit, pavarësisht se aktiviteti qëndron në nivele shumë poshtë normalitetit. Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës po operonte në 27% poshtë niveleve normale në Prill dhe në 32% në muajin Mars, sipas Bankës Qendrore, që e bazoi përgjigjen në sondazhet mujore tek bizneset. “Ambicia që kemi për fundin e Majit është një tjetër rimëkëmbje me 10 pikë”, tha guvernatori, Francois Villeroy de Galhau.
Franca nisi heqjen e masave të karantinës ditën e Hënë, duke lejuar dyqanet jo bazike, fabrikat dhe biznese të tjera që të rihapen për të parën herë në 8 javë. Banka Qendrore bëri të ditur se aktiviteti i manifakturës ka qëndruar në rënie me 37% në muajin e kaluar, por sipër 48% rënie që u regjistrua në Mars. Për sektorin privat të shërbimeve, banka theksoi se aktiviteti u reduktua me 27% në Prill, nga 37% rënie në Mars.
Banka e Francës nuk nxitoi për të dhënë projeksione të ekonomisë tremujore që zakonisht bën kur publikon sondazhin e klimës së biznesit, për shkak të natyrës së jashtëzakonshme të situatës. Megjithatë, guvernatori shtoi se 2 muaj të karantinës i kanë kushtuar ekonomisë 6% në humbje të aktivitetit deri më tani për vitin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.