Bashkimi Europian nis kritikat mbi qeverinë e re Italiane
Qeveria e re e Italisë nuk duhet të sfidojë rregullat fiskale të Bashkimit Europian kur paraqet projekt-buxhetin e saj për vitin 2020, tha kreu i ministrave të financave të Eurozonës, Mario Centeno.
Koalicion i ri ka vendosur një buxhet më të gjerë të vitit 2020 në krye të axhendës së tij për të kapërcyer rreziqet e recesionit.
Gjithashtu është zotuar të mos rrezikojë financat publike në mënyrë që të ruaj favorizimin e tregjeve dhe të rindërtojë marrëdhëniet me Brukselin.
“Italia duhet të vazhdojë në detyrën e vështirë të promovimit të rritjes me një politikë fiskale që përballet me kufizimet me të cilat përballemi të gjithë,” u shpreh Centeno.
Sfida e parë e administratës së re do të jetë gjetja e 23 miliardë eurove, fonde shtesë për të shmangur një rritje automatike të taksave të shitjeve të rënë dakord më parë me Bashkimin Europian për të përmbushur rregullat e deficitit.
Kostot e borxhit të Italisë, të cilat ishin ngritur nga qëndrimi anti-europian i koalicionit të mëparshëm, ranë ashpër javën e kaluar ndërsa tregjet reaguan pozitivisht ndaj administratës së re.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.