BE, gati sanksionet për Bjellorusinë! – Michel: Po përdor emigrantët si armë politike. Një sulm hibrid!
Emigrantët në Bjellorusi bënë disa përpjekje për të kaluar me forcë në Poloni gjatë natës, sipas Varshavës zyrtare, që lajmëoroi se ka përforcuar kufijtë ndërkohë që Bashkimi Europian përgatitet të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për krizën. Përfaqësuesit e 27 vendeve të bllokut thonë se rritja e numrit të emigrantëve nga Bjellorusia drejt kufijëve të BE, përbëjnë një “luftë hibride”, nga presidenti Alexander Lukashenko, ç’ka krijon mundësinë e sanksioneve. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, fajësoi përdorimin e emigrantëve në kufi duke e quajtur “cinike dhe tronditëse” duke bërë thirrje për një vendim mbi përdorimin e parase europiane për të paguar për infrastrukturë që të mbrojë kufijtë.
“Po përballemi me një sulm brutal, hibrid në kufijtë tanë. Bjellorisua po përdor si armë emigrantët në një mënyrë tronditëse. Ne takimin e fundit i fajësum këto sulme dhe vendosëm të kundërpërgjigjemi, duke i bërë thirrje komisionit që të përgatisë masat e nevojshme, përfshirë finacnim të BE për infrastrukturë në kufijtë fizikë. Kjo duhet të bëhet shpejtë e kufijtë polakë dhe baltikë, janë kufij të BE”, u shpreh Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian.
Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, shkroi në Tëitter se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, po shfrytëzon pa mëshirë njerëzit si peng për lojërat e tij të pushtetit. “Bashkimi Europian nuk mund të shantazhohet”- tha Maas. Bashkimi Europian e akuzon Bjellorusinë për inkurajimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afganistani deh Afrika, që të futen në mënyrë të jashtëligjshme, në hakmarrje për sanksionet e mëparshme të vendosura në Minsk për abuzimet me të drejtat e njeriut. Lukashenko ka mohuar se po përdor emigrantët si armë dhe aleati i afërt, Rusia, sugjeroi se BE duhet ta paguajë atë, që të mbajë emigrantët. Mijëra njerëz i janë drejtuar kufjiëve këtë javë, ku gardhet dhe ushtarët polakë kanë bllokuar hyrjen. Disa prej emigrantëve kanë ngecur në kampe në temperatura në minus, me pak ushqim. Ata kanë përdorur lopata dhe mjete të tjera në përpjekje për të kaluar nga ana tjetër. Pamje nga Reuters treguan fëmijë të vegjël ndër njerëzit që kanë ngecur atje.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.