Berzh “fotografon” ndryshimin- Në dy dekadat e fundit, Shqipëria ka ngushtuar diferencën me vendet e G7
Pavarësisht perceptimit të gjithsecilit, në 2 dekadat e fundit, Shqipëria ka bërë hapa para. Të dhënat më të fundit të raportit të tranzicionit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e vërtetojnë këtë gjë nëpërmjet dy grafikëve. I pari i referohet hendekut të vendeve që mbulon banka me ato të G7-ës në drejtim të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë të shprehur në PPP
. Për vendin tonë kjo normë fiksohet në rreth 28% të mesatares së BE-së, duke bërë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të jemi të parafundit, me Kosovën që zë vendin e fundit. Të dhënat i referohen vitit 2018 dhe tregojnë se, thuajse dy dekada më parë, në vitin 2000, kjo normë për Shqipërinë fiksohej në gjysmën e asaj që është sot, në rreth 14% të mesatares së vendeve të G7-ës. Por, vendet që mbulon BERZH, në total 21, mes të cilave edhe Shqipëria, kanë një diferencë të theksuar me vendet e G7-ës edhe në drejtim të qeverisjes.
Me qeverisje banka i referohet çdo aspekti të qeverisjes, e që në terma më të thjeshte ka të bëjë me cilësinë e institucioneve. Në drejtim të ngushtimit të hendekut me vendet e G7-ës, BERZH e radhit Shqipërinë ndër vendet që është përmirësuar më shumë gjatë periudhës 1996-2017. Gjatë kësaj periudhe kohore, Shqipëria ka ngushtuar me 30% hendekun në qeverisje me 7 vendet më të industrializuara të globit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.