Biçikleta elektrike që frikëson makinat! Franca ndalon reklamimin e saj
Reklama që promovon një biçikletë elektrike, e transmetuar tashmë në Gjermani dhe në disa vende të tjera, është gjykuar si e papërshtatshme për televizionin francez. Autoriteti rregullator i publicitetit në France ka bllokuar shpërndarjen e saj.
Spoti i holandezit VanMoof, sipas Autoritetit francez, hedh hije mbi të gjithë industrinë automobilistike sepse tregon një skenë krimi dhe aksidente.
Sipas Autoritetit, reklama diskretiton të gjithë sektorin. Vendimi bazohet në ligjet që ndalojnë reklamat që shfrytëzojnë ndjenjën e frikës dhe vuajtjes.
Ndërhyrja e Autoritetit është kritikuar duke u cilësuar si një tentativë për të mbështetur një degë të sektorit prodhues shitjet e të cilit janë përgjysmuar për shkak të pandemisë.
Burimi La Stampa/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.