Bie konsumi në SHBA – Muaji i 6-të me radhë në dobësi, alarm për ekonominë
Konsumatorët amerikanë ngadalësuan hapin e blerjeve gjatë muajit janar të këtij viti. Të dhënat zyrtare tregojnë se shitjet në dyqanet e veshjeve kanë pësuar rënien më të madhe që prej vitit 2009.
Kjo tendencë e re, thonë ekspertët, mund të rrisë ndjeshëm shqetësimet në lidhje me aftësinë e ekonomisë më të madhe të botës për t`u zgjeruar me një hap të moderuar.
Projeksionet për ekonominë u zbehën nga të tjera të dhëna të publikuara gjithashtu ditën e premte, e që flisnin për një rënie të prodhimit industrial gjatë muajit të parë të vitit, për të dytin muaj me radhë. Të gjitha të dhënat sinjalizojnë se ekonomia në tremujorin e parë të vitit do të rritet me një hap më të dobët se pritshmëritë fillestare.
Shpenzimet konsumatore janë në dobësi për të 6-tin muaj me radhë, argumentojnë ekspertët. Konsumi i familjeve zë më shumë se 2/3-tat e aktivitetit ekonomik të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.