Bie shpejt inflacioni në Eurozonë – Përkon me heqjen e stimujve. Ndikon rënia e madhe e naftës
Inflacioni në Eurozonë ra në nivelin më të ulët në 8 muaj gjatë Dhjetorit, periudhë kur Banka Qendrore Europiane përfundoi stimujt monetarë.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me një normë vjetore prej 1.6% në Dhjetor, në rënie nga 1.9% që ishte norma e Nëntorit.
Treguesi që heq komponentët e luhatur si karburanti, qëndroi në 1%, sipas Eurostat. Rënia inflacionit erdhi kryesisht prej çmimeve të naftës, duke mos surprizuar politikëbërësit që e parashikuan këtë gjë.
Çmimi i naftës Brent ka rënë me 35% në tremujorin e katërt, që është rënia më e madhe që prej 2014-s. Ndërkohë që Banka Qendrore Europiane pohon që program lehtësues ka hequr kërcënimin e deflacionit, presionet në çmime janë ende në nivelin e 2015-ës.
Duke shtuar raportimet e ngadalësimit ekonomik, investitorët mund të dyshojnë që institucioni në Frankfurt do të rrisë normat e interesit këtë vit. Treguesi për aktivitetin e manifakturës dhe shërbimeve ra gjithashtu në nivelin më të ulët në 4 vite gjatë Dhjetorit.
Rënia e porosive të reja industrial tregon se nuk do të ketë ndonjë rimëkëmbje të shpejtë. Kompanitë bënë të ditur se kostot e prodhimit u rritën me normën më të ngadaltë në 15 muaj. Indeksi i çmimeve të prodhimit ra në 4% gjatë Nëntorit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.