Biznesi dhe anti-informaliteti, Pipa: Jini bashkëpunues, do informoheni për korrigjimin e problematikave
Biznesi i madh do të jetë në fokusin e fazës së tretë anti-informalitet dhe për këtë janë përzgjedhur dhe sektorët më risk nga ana e Administratës Tatimore.
Por në kuadër të aksionit ndaj informalitetit të gjitha bizneset do të informohen për korrigjimin e problematikeve dhe kontrollin e deklaratave.
Kështu u shpreh Enkelejda Pipa, drejtore DTM-së gjatë forumi biznesi me anëtarë të Dhomës Amerikane në Tiranë. Pipa shpjegoi gjithë planin e veprimit të Tatimeve dhe iu bëri thirrje të gjithë bizneseve që të jenë bashkëpunues.
“Të jeni bashkëpunues dhe zbatues të ligjit. Do merrni mesazhe për korrigjimin e problematikeve dhe kontrollin e deklaratave. Zbritja në terren vetëm te bizneset që kanë risk, siç janë sektorët e ndërtimit, tregtisë e shërbimeve”.
Ndërsa Alketa Uruci, kryetare e komitetit te taksave dhe ligjeve, pranë dhomës Amerikane, u shpreh se shpeshherë kontrollet kanë qenë jo cilësore dhe inspektorët jo profesionale.
Por krahas këtyre sipërmarrës të ndryshëm, anëtarë të kësaj dhome paraqitën dhe shqetësime të tjera, si ajo e shtrirjes së skemës së TVSH, në gjithë zinxhirin e biznesit. Sipas tyre shteti ta favorizojë biznesin e vogël tek tatim fitimi dhe jo te TVSH.
Forumi i biznesit u zhvillua nga Dhoma Amerikane me Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj(DTM), në lidhje me “Aksionin kundër informalitetit, strategjinë për kontrollin e tatimpaguesve të mëdhenj, analiza e riskut, si do zbatohet nga drejtuesit e tatimeve dhe çfarë duhet të ketë biznesi në konsideratë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.