Biznesi i vogël në TVSH, Vasili: Janar-Mars, mbyllen 3652 biznese
Aplikimi i TVSH-së për bizneset e vogla, sipas kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili do të sjellë thellim të varfërisë dhe dëshpërim te familjet shqiptare. Nëpërmjet një statusi në facebook Vasili thotë se vë tre muajt e parë të vitit janë mbyllur 3652 biznese.
“3652 biznese mbyllen, qeveria mbjell mjerim. Mijëra biznese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH për biznesin e vogël. 3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.
Qeveria ka qepur gojën, media nuk flet, organizatat që përfaqësojnë biznesin nuk ndihen. Le të heshtin…s’kanë faj, jua kane mbyllur keq gojën….Varfëria thellohet dhe çdo biznes i mbyllur do të thotë pllakosje e dëshpërimit në mijëra familje.
U kërkon njerëzve qeveria taksë për rrugën e kombit. Kujt ja kërkon? Njerëzve pa pune, bizneseve qe mbyllen, te varfërve, këtyre jua kërkon? Apo për kryeministrin shendosh oligarkët pa të varfrit le të vdesin”, përfundon Vasili.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.