Biznesmeni turk largohet me 2 miliardë dollarë – Akuzohet për mashtrim kriptovalutash nga 391,000 investitorë
Dhjetra arrestime kanë ndhodur këtë mëngjes në Turqi për mashtrimin e dyshuar kolosal të portalit të këmbimit të kriptovalutave Thodex, i cili dy ditë më parë pezulloi aktivitetet e tij pasi mblodhi shuma prej rreth 2 miliardë dollarësh nga 391,000 investitorë.
Dje, themeluesi i tij, Faruk Fatih Ozer, ishte larguar nga vendi, i drejtuar sipas mediave në Shqipëri.
Policia turke arrestoi të paktën 62 persona këtë mëngjes në bastisjet e kryera në 8 provinca, përfshirë Stambollin, ndërsa 16 të tjerë janë ende në kërkim.
Selia e kompanisë në Stamboll ishte kontrolluar gjithashtu, duke konfiskuar kompjutera dhe material dixhital. Nga ana e saj, kompania tha që Ozer është jashtë vendit për të takuar disa investitorë dhe do të kthehet në Turqi brenda pak ditësh për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore në mënyrë që të nxjerrë të vërtetën.
Tregtari 28-vjeçar kishte arritur të tërheqë dhjetëra mijëra kursimtarë me një fushatë masive promovuese me modele dhe ndikues për të blerë kriptovalutën Dogecoin me rreth një të katërtën e çmimit aktual, duke premtuar bonuse të makinave luksoze dhe duke përdorur dobësinë e monedhës turke. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.