Bllokimet dhe vaksinimi i detyrueshëm: Përleshje në Roterdam ndërsa Austria nis sot demonstratat
Kryebashkiaku i Roterdamit dënoi protestat kundër bllokimit të 19 nëntorit në qytetin holandez si “një orgji dhune”, me një numër të përkohshëm prej 7 të plagosurve dhe mbi 20 të arrestuarve. Grupe demonstruesish dogjën makinat dhe gjuajtën me gurë policinë.
Oficerët e zbatimit të ligjit u përgjigjën duke gjuajtur me topa uji në drejtim të turmës. Holandës iu desh të vendoste një bllokim të ri të përkohshëm pas një rritje të rasteve që arriti në 23,000 infeksione në ditë më 18 nëntor.
Ndërsa sot në Austri janë thirrur protesta kundër vendimit të qeverisë për të vendosur një bllokim të ri të hënën dhe vaksinim të detyrueshëm kundër Covid nga shkurti i ardhshëm.
Në Vjenë, disa mijëra njerëz pritet të dalin në rrugë për demonstratën e organizuar nga partia e ekstremit të djathtë Fpoe, lideri i së cilës Hebert Kickl, i infektuar aktualisht me Covid, thotë se Austria po rrëshqet drejt “diktaturës”.
Policia ka parashikuar një dislokim masiv forcash, me 1300 agjentë që do të garantojnë rendin dhe respektimin e masave të sigurisë anti-Covid, të cilat parashikojnë detyrimin e demonstruesve të mbajnë maska Ffp2.
Bllokimi që do të fillojë nesër pritet të përfundojë për të vaksinuarit më së voni më 13 dhjetor, ndërsa kufizimet do të vazhdojnë për të pavaksinuarit.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.