Bloomberg: Agjentët e Deutsche Bank “korrin” 35 milionë dollarë nga problemet në Turqi
Sipas Bloomberg, agjentët me të ardhura fikse të Deutsche Bank gjeneruan një fitim prej 35 milionë dollarë në dy javë, pasi problemet ekonomike në Turqi shkaktuan një rënie në asetet e të gjitha tregjeve në zhvillim.Ata të cilët kanë investimet e tyre në Deutsche Bank dhe më së shumti punojnë në Europën Qendrore dhe Lindore, në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, bënë më shumë se 10 milionë dollarë, kur lira turke u zhyt më shumë se në pothuajse dy dekada.
Një kreditor i lartë i Barclays Plc është përballur me humbje prej rreth 15 milionë paund kur kishte humbur një bast të obligacioneve turke gjatë disa ditëve të javës së kaluar, sipas njerëzve në dijeni të kësaj çështje.Firmat më të mëdha financiare në botë po ndiejnë ndikimin e trazirës në Turqi, ku sanksionet dhe tarifat e SHBA të shkaktuara nga burgosja e një pastori amerikan janë përplasur me një ekonomi tej mase të nxehur.
Tregjet lokale tregtare te Deutsche Bank, me në krye Adytia Singhal, kanë bërë rreth 135 milionë dollarë këtë vit sipas njerëzve të pyetur.Në muajin korrik huadhënësi më i madh i Gjermanisë u zotua të ruajë vendin e vet si agjenti i katërt më i madh në botë me të ardhura fikse dhe valuta, duke u kthyer pas thirrjet e bëra për një ristrukturim më radikal.
Charlie Olivier, një zëdhënës i Deutsche Bank në Londër, nuk pranoi të komentojë.
e.t /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.