Bord disiplinor për noterët/Ligji i ri, Sadushi: Gjoba 500 mijë lekë, deri heqje licence
Për çdo shkelje të rregullave profesionale apo të etikës ndaj qytetarëve noterët do përballen me gjoba deri 500 mijë lekë, me pezullim të aktivitetit, dhe deri në heqje të licencës.
Kuvendi po shqyrton disa ndryshime të ligjit për noterinë, i cili parashikon ngritjen e Bordit Disiplinor për këtë kategori profesionistësh.
Kreu i Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, thotë se bordi do marrë vendimet disiplinore në bazë të ankesave të bizneseve apo qytetarëve.
Ndryshimet në ligjin për noterinë vijnë në kuadrin e reformës në drejtësi dhe forcojnë kriteret e zgjedhjes së tyre, ashtu si dhe aspekte të tjerë të funksionimit të këtij profesioni.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.