Britania do të vendos skaner 3D në të gjithë aeroportet kryesore të vendit
Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se të gjitha aeroportet kryesore në Britani duhet të kenë pajisje për kontrollimin 3D të bagazheve para fundit të vitit 2022.
Ministrat thonë se teknologjia e re do të shpejtojë kontrollet e sigurisë dhe mund të shohë kufizimet e lëngjeve dhe pajisjeve elektronike.
Drejtori i Përgjithshëm i Heathrow, John Holland-Kaye tha: “Ka dy përfitime të mëdha për këtë. E para është se është një përvojë shumë më e mirë për pasagjerët, nuk keni pse të sillni të gjitha lëngjet tuaja në një çantë të veçantë, dhe laptopin tuaj në një çantë tjetër më vete, kjo do të jetë shumë më e shpejtë për ta.
“Përfitimi i dytë është siguria shumë më e mirë. Ne do të jemi në gjendje të zbulojmë gjëra që nuk mund t’i zbulojmë aktualisht, dhe mund të parashikojmë disa nga kërcënimet që mund të vijnë tek ne.
“Kjo do të na lejojë të kemi standarde më të larta sigurie se çdo aeroport tjetër në botë kur ne së pari i prezantojmë këto. Dhe do të na lejojë të ndalojmë disa prej ‘armiqve’ që po përpiqen të prishin udhëtimin ajror dhe kjo na jep një avantazh të vërtetë në mbajtjen e njerëzve të sigurt ”.
Reforma e re e sigurisë po bëhet gjithashtu edhe për shkak të përdorimit të lëngjeve apo laptopit si pajisje shpërthyese në aeroporte.
Heathrow do të bëhet aeroporti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që do të përdorë teknologjinë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.