Bullgaria, vendi me më shumë grave në teknologji në BE
Pavarësisht faktit që është vendi më i varfër në bllokun e 28 anëtarëve të BE-së, Bullgaria ka përqindjen më të lartë të grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (ICT) me 26.5 për qind.
Numri i Bullgarisë ka rënë pak, madje dhe kur populli punon për të vendosur veten si një qendër në rritje në teknologji dhe softuer në Evropën Lindore, por është shumë mirë krahasuar me mesataren prej 17.2% në të gjithë BE-në në tërësi.
Sipas statistikave të fundit Bullgaria është gjithashtu një prej tre vendeve të BE-së që ka një përqindje të lartë të shkencëtarëve dhe inxhinierëve femra në raport me meshkujt: 54 për qind.
“Në Bullgari ka shumë modele të roleve të grave që inkurajojnë gjeneratën e ardhshme për të zgjedhur karriera në industritë kompjuterike – në një mënyrë, paragjykimet që ekzistojnë në shumicën e vendeve janë më pak të ndjeshshme në Bullgari” tha Sasha Bezuhanova një 20 vjecare e cila ka punuar në operacionin bullgar të Hewlett-Packard para se të niset për të krijuar Move-bg një platformë për inovacion social.
Që nga viti i kaluar, vetëm 2 për qind e fondeve të kapitalit sipërmarrës në mbarë botën shkuan në bizneset e drejtuara nga femrat, edhe pse firmat e drejtuara nga femrat panë një kthim më të lartë të kapitalit dhe rezultate më të mira.
f.p/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.